SHPËRNDAJE

Shkruan: Liridon Gashi

Shteti serb përmes petkut të kishës ortodokse qëndron me strukura paralele në Kosovë, ai madje ka siguruar fitoren më të madhe të qëndrimit të vazhdueshëm përmes ligjit për zona të veçanta të mbrojtura, privilegjet e së cilës janë dukshëm më të mëdhat në Evropë, apo thuaj lirisht në botë.

Në kohën e pushtetit serb dhe represionit gjenocidal të tyre, ata u munduan të serbizonin Kosovën dhunshëm politikisht dhe fetarisht. Mënyra më e praktikuar e tyre në dekadat e fundit ishte që çdogjë që ekzistonte dhe ndërtohej të ishte serbe, ndërtimet duhet të ishin patjetër simbolikisht serbe, andaj e vetmja që ishte pothuajse tërësisht serbe ishin kishat ortodokse.

Regjimi i atëhershëm filloj ndërtimin e kishave ortodokse të cilat i konsideronte dëshmi autentike të prejardhjes dhe ekzistimit të serbëve në Kosovë, gjegjësisht tentonte serbizimin e saj.

Një rast i njohur i këtij fenomeni është ndërtimi i kishës ortodokse në hapësirën e kampusit të Universitetit të Prishtinës, një ndërtim politik dhe tendencioz. Ajo u ideua dhe ndërtua nga një kriminel i famshëm gjenocidal, Arkani, i cili ishte pjesë e liturgjisë me rastin e përfundimit të punimeve të vrazhda dhe vënies së kryqit mbi kupolë në vitin 1999.

Kjo hapësirë i është konfiskuar dhunshëm dhe njëanshëm Universiteti i Prishtinës nga Kisha Ortodokse serbe, duke anashkaluar dëshirën e drejtuesëve të saj. Kisha në parim është objekt i jashtëligjshëm në rastet kur ajo futet brenda një hapësire e destinuar për një qëllim tjetër, aq më tepër kur ky destim është edukativo-arsimor, e aq më tepër kur kisha është politike dhe simbol i një regjimi gjenocidal.

Kisha ishte ndërtuar me qëllime politike dhe etnike, andaj rrënimi i saj duhet të ishte tanimë një temë e harruar, jo për faktin se është kishë, as edhe që është serbe, por për faktin që është simbol i një regjimi gjenocidal, politikave etnike dhe represive.

Kisha ortodokse serbe gjithnjë ishte dhe vazhdon të mbetet kishë politike, etnike, luftënxitëse, ajo madje në të gjitha luftërat në Ballkan të shkaktuara nga regjimi serb, e bënte atë që ata e quanin “bekim” për luftë të shenjtë ndaj çdo populli joserb.

Ajo është e rëndësishme për popullin serb, për klasen politike, për intelektualët serb, ajo është katalizator i proceseve dhe në fakt është më shumë politike sesa fetare, e cila përkrahet nga shteti serb, atëherë kur politika është me duar të lidhura. Itinerar të tillë politikë ajo po ndjek në Kosovë , madje qeveria serbe të vetmen rrugë të rikthimit të saj e konsideron përmes kishës ortodokse.

Në rastin konkret ajo po projekton kthimin e shtetit serb në qendër të Prishtinës, përmes asaj që ata e quajnë trashëgimi serbe dhe çështje fetare. Funksionalizimi i kishës, në një hapësirë prej rreth 4 hektar, në qendër të Prishtinës, në mes të kampusit më të madh universitar në vend, në një objekt që është simbol i krimit të një regjimi gjenocidal, është vrasje e shumëfisht për banorët e kryeqytetit dhe jovetëm. Funksionalizimi i saj dhe kthimi i pushtetit serb, përmes “klerikëve” të kishës është provokim i papërballueshëm, është hapje e plagëve, krim psikologjik, rikujtim i dhunës dekadëshe, potencial i madh i dhunës dhe mbi të gjitha është nxitëse e vazhdueshme e konflikteve dhe shantazheve.

Shteti serb përmes petkut të kishës ortodokse qëndron me strukura paralele në Kosovë, ai madje ka siguruar fitoren më të madhe të qëndrimit të vazhdueshëm përmes ligjit për zona të veçanta të mbrojtura, privilegjet e së cilës janë dukshëm më të mëdhat në Evropë, apo thuaj lirisht në botë.

Kisha ortodokse serbe ka arrit që të fus në listën e mbrojtjes në UNESCO, disa objekte fetare të cilat shtrihen në Kosovë, e ato janë Patrikana e Pejës, Manastiri i Deçanit dhe Graçanicës dhe kisha e Levishkës, e të cilat janë luftë direkte integriteti.

Për mbrojtjen e kësaj kishe (në Kampus), kisha ortodokse dhe shteti serb kanë ushtruar presion ndaj institucioneve tona, përmes ambasadave të ndryshme të akredituara në Prishtinë, e kjo është një sinjalizues për rëndësinë që ka ajo dhe mundësinë e rikthimit në qendër të Prishtinës përmes petkut të kishës.

Universiteti i Prishtinës kishte bërë padi qysh në vitin 2012 për rrënimin e këtij objekti të jashtëligjshëm në aspektin pronësor dhe urbanistik, por kjo lëndë nuk përfundoj asnjëherë.

Në vitin 2014 ministri i atëhershëm i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi pas një takimi për këtë çështje me Samuel Zhbogar- kreu i BE-së në Kosovë, kishte deklaruar se objekti do të trajtohej si të gjitha objektet e tjera paleje në vend dhe se nuk do të tolerohej shkelja e ligjeve as trajtimi i saj me një status të veçantë.

Kryetari i KMLDNJ-së, Behgjet Shala kishte potencuar në një rast se ” kisha serbe është tentim për serbizimin e Kosovës dhe kishë e cila nxit konflikte herdo-kurdo”, duke paralajmëruar kështu dëmet që do të sillte ajo.

Në një padi të Universitetit të Prishtinës, e cila kërkonte rrënimin e saj për shfrytëzim të hapësirës për nevoja të UP-së, e në të cilën nuk ishte paraqitur në seancë askush nga UP-ja, ishte konsideruar nga gjykatësi si tërheqje nga padia. Por sipas gjykatësit kjo padi ishte për legjitimitetin e objektit dhe jo për çështje pronësore.

Pas kësaj në Shtator 2017, Universiteti i Prishtinës kishte paralajmëruar një padi të re për çështje juridiko-pronësore ndaj kishës ortodokse serbe me kërkesën për rikthim të pronës UP-së.

Në vitin 2016 disa klerik serb tentuan funksionalizim e saj, veprim i cili nxiti reagime të shumta nga student, profesor, Universiteti i Prishtinës dhe shoqëria civile, duke rikujtuar ndërtimin politik dhe etnik të saj. Kishte ide të tilla që ky objekt të shndërrohet në muze të luftës, por prona t`i kthehej UP-së dhe assesi të mos funskionalizohet si kishë serbe.

Funksionalizimi i saj në çfarëdo mënyre është fitore serbe, sepse qëndrimi “në këmbë” i saj, është qëndrim i një simboli të gjenocidit serb, është luftë e hapur e tyre për rikthim, mbajtje gjallë e egos dhe shpresës, andaj mënyra më e mirë dhe e vetme është rrënimi i saj.

Serbia vazhdon të orvatet çdo ditë për rikthimin e saj në Kosovë, andaj nuk zgjedhë mënyra për ta arritur qëllimin dhe nivelin e rikthimit. Shumë rrugë i janë mbyllur dhe mundësitë i janë zvogëluar, por egoja e tyre mbetet e njëjtë.