SHPËRNDAJE

Miniera Naica e Meksikës në Chihuahua ishte eksploruar për të gjetur zink dhe minerale të tjera, por duke hyrë më thellë shpellës, ekipet hulumtuese gjetën kristale të jashtëzakonshme në forma të ndryshme.

Hulumtuesit thonë se kjo shpellë ka disa prej kristaleve më të mëdha që syri i njeriut ka parë ndonjëherë.

Megjithatë, shpella është e rrezikshme. Jo vetëm që kristalet janë shumë të mprehtë, por edhe shpella është shumë e nxehtë, transmeton Gazeta Express.

Në disa pjesë të shpellës madje temperatura mund të shkojë deri në 56 gradë C dhe njerëzit mund të qëndrojnë në temperaturë të tillë vetëm 10 minuta pa vegla të veçanta.

NASA ka hulumtuar këtë shpellë për vite të tëra dhe kohët e fundit ata gjetën forma jete që ekzistojnë prej 60,000 vitesh. Penelope Boston, një nga hulumtuesit e NASA-së që ishte brenda shpellës është mahnitur nga ajo që ka parë.

BBC ka publikuar një pjesë të asaj se si duket shpella nga brenda. Se si duket kjo shpellë, shihni videon: