SHPËRNDAJE

Fjala “shqiponjë” është zgjedhur fjala e vitit në Zvicër.

Festa e golave me shqiponjë nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri në fitoren e Zvicrës ndaj Serbisë në Kupën e Botës, ka bërë që fjala ‘shqiponjë’ të zgjidhet fjala e vitit në Zvicër.

Xhaka dhe Shaqiri me golat e tyre i kishin dhuruar fitoren Zvicrës ndaj Serbisë me rezultat 2:1.

Futbollistët me prejardhje nga Kosova, golat ndaj Serbisë i festuan duke bërë shqiponjën, gjë kjo që kishte hapur debat të madh jo vetëm në Zvicër, por në gjithë botën.

Megjithatë, habia vjen nga juria e Shkollës së Lartë e Zürichut për Shkenca Aplikative e cila ka zgjedhur fjalën “Doppeladler” (Shqiponjë) si fjalën e vitit në Zvicër.

Në njoftimin e tyre thuhet: “Në vitin 2018 shqiponja ka qenë e pranishme gjithandej dhe është shfaqur në përditshmërinë e Zvicrës; me debatet mbi të do të merremi edhe një kohë të gjatë.”