SHPËRNDAJE

Ministrat e transportit të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian kanë vendosur që të shtyjnë marrjen e vendimit për heqjen e lëvizjes sezonale të orës më 2021.

Komisioni Evropian pati propozuar që viti i ardhshëm të jetë i fundit në të cilin lëvizin akrepat e orës dy herë në vit.

“Ne e mbështesim propozimin e presidencës  austriake të Bashkimit Evropian, dhe nga 2021 do të ketë një vendim përfundimtar”, ka thënë Ministri kroat i Transportit dhe Infrastrukturës, Oleg Butkoviç, i cili merr pjesë në Bruksel, në takimin dy-ditor për Transportin, Telekomunikacionin dhe Energjinë, transmeton Indeksonline.

Më 12 shtator 2018, Komisioni Evropian propozoi heqjen e mundësisë për ndryshim të orës në vitin 2019 në Bashkimin Evropian, duke lënë shtetet anëtare të vendosin nëse do të mbajnë kohën e verës apo atë të dimrit.

Në sondazhin e Komisionit Evropian, për korrik-gusht, u regjistruan 4.6 milionë njerëz dhe shumica votuan që ora të lëviz.

“Ne e mbështesim qëndrimin parimor për ndryshimin e orës dy herë në vit, edhe pse në Kroaci ende nuk kanë qëndrim nëse do e lënë me atë të verës apo dimrit. Ne kemi për të mbajtur një debat publik, për të përfshirë sektorët e turizmit dhe transportit, për të folur në lidhje me atë në nivel qeveritar dhe pastaj të shohim se cila është më e mira”, ka shtuar Butkoviç.

Deri para 1 prill 2021, parashihet që shtetet anëtare të vendosin nëse do të mbajnë llogaritjen dimërore apo atë të verës