SHPËRNDAJE

Tayna ka lansuar këngën e re.

Reperja nga Prizreni, Doruntina Shala ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Kce”, shkruan lajmi.net.

Në këtë këngë, ajo vjen mjaft atraktive e rrethuar me një grup të vajzave, të cilat janë të njohura për publikun.

Ky projekt i Taynës ishte paralajmëruar për 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas dhe ka të bëjë pikërisht me femrat.

Kënga tashmë gjendet në kanalin, YouTube dhe nuk ka dyshim se do të mirëpritet nga fansat e saj të shumtë.