SHPËRNDAJE

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e paraburgimit për të pandehurin, F.Q.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Pejë, caktimin e paraburgimit për të pandehurin, F.Q., me dyshimin se i njëjti kishte për të kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”, nga neni 178,lidhur me nenin 28, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Prokuroria Themelore e Pejës, ka marr aktvendim për fillimin e hetimeve, ndaj të pandehurit F.Q., në drejtim të veprës penale të lartcekur, për shkak se me datën 9 shkurt të këtij viti, rreth orës 22:00, në qytetin e Pejës, i pandehuri F.Q., pas një mosmarrëveshje paraprake me të dëmtuarin U.G., nxjerr nga xhepi një mjet të mprehët (thikë) dhe e godet atë në mollëzën e faqes se majtë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore dhe të rrezikshme për jetën”, thuhet në komunikatën për media.

Seanca dëgjimore për caktimin e kësaj mase pritet të mbahet para gjyqtarit të procedurës paraprake.