SHPËRNDAJE

Gjatë seancës së sotme në Parlamentin e Kosovës, ka folur deputeti i Nismës për Kosovës, Milaim Zeka.

Ai ndër të tjera në Kuvend ka sjellur një dosje me 900 emra të cilën ia ka dhënë shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetvendosje, Glauk Konjufcës, shkruan lajmi.net.

“Unë sot e kam marrë një dosje me 900 emra, me numra të telefonit, do ia dorëzoj në mënyrë simbolike shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetvendosje, Glauk Konjufcës”, tha Milaim Zeka.

Zeka gjithashtu ka thënë se “nuk lejohet që një deputet të bëjë akuza përderisa një lëndë është në proces gjyqësor”.

“E kam thënë publikisht dhe e them përsëri, në qoftë se Milaim Zeka e ka mashtruar një qytetar të Kosovës ose i ka marrë 1 euro për viza, unë jap dorëheqje nga posti i deputetit”, tha Zeka.

Ai është shprehur se pret që brenda një jave Glauk Konjufca t’i kthejë përgjigje dhe pasaj Zeka do të përgjigjet me siç i quan ai “fakte rrëqethëse”.

“Pres një javë që shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje të më japë përgjigje dhe unë do t’i përgjigjem dhe t’i flas me fakte rrëqethëse edhe për ata deputet që kanë shku për trajtim te Burdushi”, tha Zeka.

Zeka gjithashtu në fjalimin e tij përmendi edhe BIA-n serbe.

“Do të shohim pastaj kush është pacient i Burdushit, kush është hajn i taksapaguesve, kush është taku me BIA-n serbe dhe është fshehë me qebe mos me pa Policia e Kosovës”, tha Zeka ndër të tjera.