SHPËRNDAJE

Për herë të parë në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, dy gra myslimane janë zgjedhur si anëtare të Kongresit. Njëra nga kandidatet, Rashida Tlaib, ishte kandidate nga shteti Michigan, ndërsa tjetra, Ilhan Omar, vinte nga shteti i Minnesotas.

Zonjusha Tlaib është me prejardhje palestineze dhe e siguroi ulësen në një garë ku ajo ishte kandidatja kryesore e partisë së vet, pasi kishte fituar në zgjedhjet brenda Partisë Demokratike më herët gjatë këtij vitit. Në anën tjetër, zonjusha Omar, e cila është me prejardhje nga Somalia, zuri ulësen e Keith Ellison, i cili ishte kongresmeni i parë mysliman. Të dyja fitueset vijnë nga Partia Demokratike.

Para garës, zsh. Tlaib kishte dhënë një deklaratë për televizionin “CBS”, ku kishte thënë: “Gjëja e parë që më vjen në mendje kur dikush më thotë se do të jem myslimanja e parë, është që ta festoj këtë moment. Ne e ndryshuam rrjedhën e historisë në një kohë kur mendonim se kjo është e pamundur. Dhe nëse veç e besoni këtë, besoni në mundësinë e dikujt si unë. Mendoj se njerëzit nuk po e kuptojnë se çfarë ndryshimi i madh është ky dhe vërtet ky është një kaos gëzimi”.

Në anën tjetër, Ilhan Omar, kongresistja nga Minnesota, udhëhoqi një platformë progresive që përfshinte programin “Medicare for all”, reformën në drejtësi dhe kundërshtimin ndaj politikës për migrantët. Ajo është deklaruar shpesh kundër ndalesës së Trumpit për udhëtim të myslimanëve që vijnë nga vendet me shumicë myslimane. Ajo mposhti pesë kandidatë të tjerë brenda partisë së vet për ta fituar ulësen. Ajo shkroi shkurt në Twitter: “Ne e arritëm këtë së bashku. Ju faleminderit!”, shkruan “Independent”, transmeton Gazeta Express.