SHPËRNDAJE

Qeveria e Kosovës ka filluar të zvogëlojë buxhetin e ndarë për mirëmbajtjen e rrugëve ani pse në realitet problemi më i madh që po përballën qytetarët në komunikacion aktualisht është mos mirëmbajtja dhe mos pastrimi i rrugëve gjatë stinës së dimrit.

Ministria e Infrastrukturës ua ka ndarë afër 18 milionë euro këtë vit kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve, por nga gjendja aktuale duket se këto mjete nuk janë të mjaftueshme për pastrimin e të gjitha rrugëve. Duke pasur parasysh se çdo vit po ndërtohen rrugë të reja, buxheti për mirëmbajtjen e tyre duhet të rritët. Por, qeveria në programin buxhetor për vitin 2019 ka zvogëluar mjetet financiare, shkruan arbresh.info.

Mirëmbajtja e rrugëve 2018

Gjatë vitit 2018 buxhetit të Kosovës i ka kushtuar 10 milionë euro mirëmbajtja e rrugëve. Në këtë buxhet shpenzimet për vitin 2020 janë vlerësuar të jenë 31 milionë euro.

Ndërsa në buxhetin e vitit 2019, shpenzimet për mirëmbajtjen e rrugëve për vitin 2020 janë përgjysmuar. Nga 31 milionë euro janë ndarë vetëm 16 milionë euro.

Mirëmbajtja e rrugëve 2019

Në gjithë vendin, në pjesën dërrmuese të rrugëve ka vështirësi në qarkullim gjatë këtyre ditëve ku në Kosovë pati reshje të mëdha të borës dhe kjo tregon dështimin e këtyre institucioneve për mirëmbajtjen e rrugëve.