SHPËRNDAJE

Chelsea ka rikthyer Lewis Baker nga Leeds United dhe e ka huazuar atë në Reading.

23-vjeçari startoi në vetëm dy ndeshje dhe nuk arriti të gjejë rrjetën me Leeds, shkruan GazetaBlic.

Ish-lojtari i Anglisë U-21 tani do të shpresojë se mund të luajë më shumë në stadiumin Madejski.

Baker bëhet lojtari i tretë që largohet nga skuadra e Elland Road në janar.

Ndërsa ekipi mbresëlënës i Bielsa është aktualisht dy pikë larg Norwich City në krye të tabelës me 20 ndeshje të mbetura.