SHPËRNDAJE

Flamurtari ka bërë një transferim të madh në këtë afat.

Flamurtari është përforcuar me një mbrojtës në këtë afat kalimtar.

Skuadra nga Prishtina e ka transferuar mbrojtësin, Angel Granchov nga CSKA Sofia Graduated, shkruan lajmi.net.

Klubi i fundit i mbrojtësit ishte Minyor Pernik, nga liga e tretë e Bullgarisë.

Flamurtari ka njoftuar zyrtarisht për transferimin e mbrojtësit.

Mbrojtësi 27 vjeçar nga Bullgaria ka qenë pjesë e shumë skuadrave të njohura në vendin e tij, derisa karrierën e ka nisur te gjiganti CSKA Sofia.

Ai ka luajtur gjithashtu edhe te Lokomotiva Plovdiv, Slavia Sofia, Neftochimic Burgas, Stal Mielec dhe Minyor Pernik.