SHPËRNDAJE

Gjiganti i futbollit kroat, Hajduk i Splitit, tash e tutje do t’i ketë tre futbollistë shqiptarë në radhët e saj.

Françesko Tahiraj, i cili ka hedhur një hap më shumë në karrierën e tij profesioniste, duke qenë se ka lënë përfundimisht kampionatin slloven, ku aktivizohej me Aluminijin për t’u bashkuar me Hadjukun e Splitit në Kroaci. Ky transferim është zyrtarizuar ditën e sotme nga vetë faqja zyrtare e klubit kroat në ‘Facebook’.

Tahiraj ka bërë një paraqitje mjaft të mirë në Slloveni, duke qenë një nga më të dalluarit. Ai ka arritur të shënojë 9 gola dhe ka dhënë 4 asistime në 19 ndeshjet e para të kampionatit.

Te Hajduku, Tahiraj do të ketë mundësi që të stërvitet edhe me dy shqiptarë të tjetër, duke qenë se Ardian Ismajli i Kombëtares A dhe Emir Sahiti i Shpresave, tashmë bëjnë pjesë të dy në skuadrën e parë. Nëpërmjet kampionatit kroat, Tahiraj ka mundësinë e mirë që të përfitojë edhe nj ftesë në Kombëtare, në bazë të paraqitjeve të bëra.